KFOR të marrë në kontroll veriun? Ja çfarë thotë ish-këshilltari i KFOR-it
Alessandro Politi, drejtor i fondacionit të kolegjit të mbrojtjes së NATO-s komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e Ramës që KFOR të marrë nën kontroll veriun.
“Mendoj që të paktën nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama ideja është më tepër për të thjeshtëzuar mekanizmin e përgjigjes së krizës në mënyrë që mos të jetë KFOR-i në pozicion të tretë, por të paktën në pozicion të dytë, në bashkëpunim me policinë e Kosovës. Është e qartë që kontrolli i pikave kufitare është autoriteti i policisë së Kosovës. Është e qartë që KFOR-i është prezent në veri dhe do të vazhdojë të jetë. Ajo çfarë është e re dhe është zgjedhje e qeverisë së Prishtinës është që njësitë speciale janë një prezencë e pandërprerë në veri të Kosovës. Nuk do të diskutoja se kush po fiton dhe kush po humbet në këtë situatë shumë të vështirë, nëse është Kurti apo Vuçiç. Besoj që të dy kanë kuptuar se mënyra e vjetër për të bërë politikë nuk funksionon më dhe duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të diskutuar, për të respektuar në radhë të parë interesat e vendeve të tyre,” – u shpreh Politi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni