“Në 2030 do studiojnë për influencer”, Nora Malaj: Sistemi i arsimit ka dështuar
Ish-ministrja Nora Malaj tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se në vitin 2030 pritet që studentët të zgjedhin degën e influencerit, duke ironizuar kështu mangësitë në sistemin arsimor.
Sipas saj kjo do të ndodhë sepse studimet orientohen nga kërkesat e tregut të punës dhe influencer do të shihet si një mundësi shumë e mirë punësimi.
“Sistemi i arsimit është në formë spirale. Fillon nga parashkollori dhe përfundon në universitet. Madje unë do shkoja pak më thellë, fillon që në sistemin e fëmijërisë së hershme dhe të vonë, pra fillon nga 3 deri në x moshë. Kemi bërë shpopullim të vendit, kemi bërë Kasandrën, por s’na ka besuar njeri kur e kemi thënë. E themi me dhimbje se të gjithë ne jemi pjesëtarë të fushës akademike dhe duam që të bëhet më mirë dhe kemi kuptuar 4 gjëra. Nuk ka arsim pa para, në asnjë vend të botës. Problemi më i rëndësishëm është si e shikon ti gjithë qasjen e zhvillimit që të shkosh deri në universitet për të bërë atë që quhet progesion mbarëkombëtar. Po të shohësh mënyrën si u rankuan prioritetet dhe jo prioritetet, tregon një fakt të padiskutueshëm, tregu i punës orienton studimin dhe unë ta garantoj, në vitin 2030 60% e studimeve do të ndryshojnë. Për herë të parë po hyn sivjet një trend i ri. Trendi i influencer me teknologjinë bashkëkohore dhe po quhet si një nga fushat më të mira të studimit sepse sot bota po shkon drejt kësaj qasje,” – u shpreh Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset