Panairi i traditës në Kolonjë, promovimi i vlerave kulturore, ushqimeve dhe muzikës

2 Tetor 2023 | 17:03

E njohur për prodhimet tradicionale, kryesisht të zejtarisë, por dhe ato agropërpunuese, krahina e Kolonjës po organizon çdo vit panaire të shumta për të nxjerrë në pah vlerat e saj.

Kjo është Meqele Isa nga Erseka, e cila në këtë panair është përfaqësuar me zahiretë e dimrit, prodhime të cilat fillimisht i ka përgatitur për familjen e vet por duke qenë se pëlqehen shumë nga turistët e huaj, ajo tashmë e ka kthyer në aktivitet tregtar.

“Gratë kolonjare janë të dëgjuar për gatesën e këtyre trahanave, ushqimeve tradicionale. Kam nxjerr trahana me ngjyrë të kuqe, trahana të bardhë, rosnica, petë, komposto thane, turshira me speca, reçel, raki mani, rrushi, kumbulle, petulla, ëmbëlsira nga të gjitha”, thotë ajo.

Kolonja është e njohur edhe për punimet e dorës, aq të kërkuara nga turistët vendas e më tepër të huaj.

“Unë në këtë panair kam nxjerrë punëdore, që kam nisur t’i bëj që në moshën 5-vjeçare. Kam nxjerrë punëdore të ndryshme të punuara me grep, qëndisje kryqkë, punëdore me shtiza që jo vetëm i reklamojmë, por që duam t’ua lëmë trashëgimi vajzave dhe nuseve”, shprehet një  artizane.

Në një panair si ky që ndodh në ditën e trashëgimisë kulturore nuk kishte si të mungonin sazet e Kolonjës. Instrumentisti virtuoz Aleks Xhelili thotë se për të ruajtur traditën e muzikës kolonjare e sazeve të kësaj treve, pjesë e instrumenteve të frymës dhe jo vetëm janë bërë edhe të rinjtë kolonjare.

“Organizojmë një koncert me qellim qe ti ruajmë ato vlera që ka ky popull qe jeton këtu. Në këtë koncert marrin pjesë këngëtarët mbartës të folklorit, fanatikë e njëkohësisht e veçanta e këtij koncerti është se marrin pjesë të rinj debutues që e duan muzikën popullore”, shprehet Xhelili.

Vetëm këtë vit krahinën e Kolonjës e kanë vizituar me shume se 25.000 turistë nga vende të ndryshme të botës. Për të tërhequr sa më shumë turistë, sipas kryetarit të bashkisë Erion Isai, panaire të kësaj natyre do të jenë të vazhdueshme edhe sepse tërheqin vëmendjen e vizitorëve

Në qytetin e Ersekës dhe fshatrat turistikë të njohur të zonës ka më shumë se 40 hotele, bujtina dhe shtëpi pritëse me më tepër se 600 vende akomodimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026