Dy zona ekonomike për Durrësin, Kryemadhi: E bëjmë qytetin lider në rajon, hapim 8000 vende pune
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar programin për zhvillimin e qytetit të Durrësit. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi u angazhua për zhvillimin e dy zonave të lira ekonomike, të cilat do të nxisin investimet dhe do të hapin 8000 vende pune.
Durrësi me dy zona të lira ekonomike në një sipërfaqe 200 hektarë dhe një program zhvillimi që krijon mundësi për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe rritjen e punësimit. Ky është synimi kryesor i LSI-së, i cili për kryetaren Monika Kryemadhi, do ta bëjë qytetin bregdetar lider në rajon.
[
cite_header=Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë e bën atë lider në rajon.
cite_author=Monika Kryemadhi
cite_description=Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim
]
Në prezantimin e programit, Kryemadhi shtoi se përmes politikave të zhvillimit, Durrësi do të jetë ndër vendet që do të bëjë kthesën edhe në efektin e shpopullimit.
[
cite_header=Në Durrës puna është gati. Njerëzit janë gati. Nuk mund të themi që nuk ka njerëz apo ide e vizion. Durrësi ka djemtë dhe vajzat e tij për të marrë përsipër sfidat dhe për ta çuar Durrësin në atë drejtim për të cilin ka nevojë. Kjo do të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit.
cite_author=Monika Kryemadhi
cite_description=Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim
]
Zhvillimi i zonave ekonomike dhe teknologjike në dy fazat e programuara njëra-pas tjetrës, sipas hartuesve të programit pritet të krijojnë 8000 vende të reja pune.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve