“Rama të tregojë non gratat në qeveri e të distancohet”, Çollaku: Koha nuk pret më

3 Tetor 2023 | 12:49

Kreshnik Çollaku, i ftuar në Euronews Albania, është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të bëjë publike emrat e personave që janë të shpallur “non grata” nga aleatët e rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë.

Ai theksoi se Rama duhet të distancohet prej tyre duke nënvizuar se numri një i qeverisë duhet të ketë një raport të pacenueshëm në raport me ndërkombëtarët.

“Aleatët strategjikë i kemi shumë të rëndësishëm por nuk janë të shumtë. Detyrimi i qeverisë është të bëjë publike rastet e personave që janë të sanksionuar dhe te distancohet nga këto raste që janë të “Non Grata’ nga aleatë të rëndësishëm. Nuk është çështja se si mund të justifikohet kryeministri i vendit para një situate apokaliptike brenda qeverisë apo mazhorancës, këtu është çështja e  një standardi që kryeministri duhet të ketë një standard të pacenueshëm në raportet tona me aleatët strategjikë.

Kur mbërrihet në pikën ku niveli i kompromontimit të zyrtarëve, ministra apo deputetë, është deri në këtë pikë, detyrimi i çdo institucioni është të bëjë transparente këtë ngjarje të rëndë dhe mbi të gjitha të distancohet nga ta”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026