Në burg për korrupsion, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-zyrtareve

3 Tetor 2023 | 17:37

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë Laura Shteto.

Ish-zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli pasi gjykatat e posaçme kanë caktuar masën arrest me burg.

Sipas hetimeve, e pandehura Joana Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 lekësh për të favorizuar kompaninë “Dricons” e cila ka fituar lotin e parë të një tenderi në për supervizimin për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Durrës dhe Tiranë me fond limit rreth 800.000 lekë.

Shuma e parave i është dërguar në zyrë Joana Duros nga Laura Shteto, ku në Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare.

Paratë janë dhënë si përfitim i parregullt nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i kompanisë, që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi në fjalë.

Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë në fjalë, ka marrë shumën e parave nga Topi dhe ia ka dërguar Shtetos. Të dy këta shtetas akuzohen për “korrupsion aktiv”.

Për këtë rast SPAK dyshon se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë ndaj është hapur dhe një fraksion tjetër i lidhur me këtë procedim për fakte penale të tjera.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026