Politikani serb zbulon bisedën sekrete me Kurtin: Plani i Vuçiç për Veriun

3 Tetor 2023 | 21:30

Politikani serb, Nikola Sanduloviç, një nga liderët e opozitës në Serbi tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se pas sulmit në veri të Kosovës qëndron pa diskutim Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, kur flet në emër të Serbisë, Vuçiç flet në emër të interesit të tij personal, pasi një pjesë e madhe e serbëve e njohin Kosovën të pavarur.

“Në bisedën që kam pasur me Kurtin, kur më ka pyetur ç’mendim ke për Zajdenicën i kam thënë mos bjerë dakord me këtë se vetëm emërtimi tregon prefiksi e Serbisë dhe kjo do i japë të drejtë që të bëjë një aneksim me referendum dhe jepte dritë jeshile për një reagim të drejtpërdrejtë. Një lojë politike shumë e papastër. Kam folur me Kurtin ku i kam thënë nuk jam kundër Zajdenicës së serbëve, po ajo që duhet të lidhë 2 shtetet tona është në radhë të parë një kërkim ndjese për atë që Serbia i ka bërë shqiptarëve dhe pranimi i pavarësisë dhe më pas të bëhet Zajdenica. Këtë ja them vazhdimisht edhe serbëve. Unë si patriot i madh i Serbisë e dua popullin tim, e dua edhe popullin tuaj”, tha politikani serb.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026