Provimet online, rektori i Universiteti të Tiranës nxjerr udhëzimin

1 Shkurt 2021 | 14:51

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka firmosur sot vendimin e zhvillimit online të provimeve të semestrit të parë për studentët. Megjithatë rektori e le të hapur mundësinë e zhvillimit në auditorë të disa prej provimeve. Sipas vendimit për provimet të cilat nuk zhvillohen dot online, pritet një miratim nga Komiteti i Ekspertëve për rikthimin në auditor.

“Provimet të cilët nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratimin paraprak të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i ngritur për monitorimin e situatës së krijuar nga virusi SARS-COV 2”, thuhet në vendim.

Rektori i Universitetit të Tiranës thotë se në rastet kur Komiteti Teknik i Ekspertëve do të refuzojë një kërkesë të tillë për të zhvilluar provim në auditor, atëherë “titullarët e tyre të shohin mundësitë alternative për përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër”.

Si zgjedhje është parashikuar shtyrja e këtyre provimeve deri në qershor si në rastet e refuzimit për ta realizuar provimin në auditor ashtu edhe në rastet kur studentët nuk kanë mundësi pjesëmarrjeje. Rektori ka lënë si afat datë 3 shkurt për dërgimin e listës së provimeve të cilat kërkohet të zhvillohen në auditor.

Në vendimin e sotëm të Komitetit Teknik i Ekspertëve thuhet se nisur nga situata e pandemisë, universitetet do të vijojnë sërish online, ndërsa komiteti është në kontakt me Ministrinë e Arsimit për të shqyrtuar mundësinë e kthimit në auditore vetëm për provimet e studentëve, vendim i cili pritet të merret deri në fund të kësaj jave.

b9d95bd3 4b97 4b95 ac6e 3ffef2206f22

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026