KQZ i jep mandatin kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj
KQZ i ka dhënë mandatin kryetarit të sapo zgjedhur të Bashkisë Kukës Albert Halilaj.
Partia Socialiste u rikonfirmua në drejtimin e bashkisë së Kukësit, pas zgjedhjeve të pjesshme të 24 shtatorit. Albert Halilaj fitoi bashkinë me një diferencë të thellë kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata.
Diferenca mes dy kandidatëve ishte 5594 vota.
Në 74 kutitë e votimit, Albert Halilaj arriti të merrte 13025 vota ndërsa Emri Vata mori 7431 vota ndërsa 327 vota u shpall të pavlefshme.
Në zgjedhjet e 24 shtatorit morën pjesë 45,63 %, më pak qytetarë se në 14 maj, kur kutive të votimit iu drejtuan 52.79% e qytetarëve.
Zgjedhjet e përsëritën në Kukës pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pas bërjes publike të një video-skandali seksual.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid