Një film nga Beyonce, filmi i bazuar në turneun e saj botëror
Këngëtarja Beyonce ka njoftuar realizimin e një projekti kinematografik. Filmi do të sjellë prapaskenat e turneut të saj më të suksesshëm të titulluar Rilindja.
Turneu i suksesshëm i Beyonce përfundoi gjatë fundjavës dhe menjëherë artistja njoftoi për filmin e ri “Rilindja” me pjesë nga perfomanca dhe prapaskena e turneut i cili do të dalë në dhjetor.
Filmi “Rilindja” do të ndjekë udhëtimin e turneut botëror nga hapja e tij në Stokholm në muajin maj deri në finalen e ti. “Bëhet fjalë për qëllimin, punën e palodhur, përfshirjen në çdo aspekt të prodhimit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin për të krijuar trashëgiminë e saj”, thuhet në një njoftim.
“Kur jam duke performuar, nuk jam gjë tjetër veçse e lirë”, thotë Beyoncé në trailerin e filmit “Qëllimi im për këtë turne ishte të krijoja një vend ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet.”
Traileri përfshin gjithashtu pamjet nga prapaskenat e këngëtares duke bërë prova me vajzën e saj Blue Ivy Carter, e cila performoi në turne.
Filmi me pamjet e koncertit dhe aksionin e prapaskenës do të shfaqet në kinematë amerikane, kanadeze dhe meksikane nga 1 dhjetori.
Beyoncé ka publikuar më parë një sërë filmash të bazuar në koncerte, më i njohuri prej të cilëve është Homecoming, shkruar, prodhuar dhe drejtuar nga vetë muzikantja.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk