Mentor Kikia zbulon skemën: Paraja e ngrirë në Tiranë që s’po kontrollohet dot
Gazetari Mentor Kikia foli në “Now me Erla Mëhillin” për taksat që vilen nga qeveria si dhe për çmimet e pronave në Tiranë, ku komentoi gjithashtu dhe paranë e ngrirë në kryeqytet që s’po kontrollohet dot.
Sipas tij ligji prek një audiencë të gjerë njerëzish, por sidomos ata që as shesin, as blejnë, por jetojnë në shtëpi.
“Pra, është taksa e rezidentit ku jeton dhe taksa e atij që ka 1, 2, 3 edhe 5 shtëpi, ato që quhen shtëpitë e dyta. Taksa për shtëpitë e dyta është dyfish më e lartë se e atij që paguan shtëpinë ku fle dhe rezidenti ka një zbritje, pra ka një kufi. Siç është çmimi i referencës, është limiti i sipërfaqes deri ku nuk paguan taksë fare për apartamentin e parë. Taksimi i apartamenteve më shumë se 1 erdhi si pasojë e një fenomeni që po ndodhte kryesisht në Tiranë. Po investohej fuqishëm në pasuri të patundshme. Njerëz që i kishin bërë paratë ashtu siç i kishin bërë edhe jashtë sistemit bankar, apo të tjerë që vinin sot, ka një numër të madh njerëzish që vijnë nga perëndimi, të huaj apo shqiptar me banim atje që vijnë dhe kursimet që kanë bërë i shndërrojnë në shtëpi këtu, i mbyllin dhe ikin. Në shumë pallate të reja sot ke apartamente të fikura ku askush nuk e di kush e ka çelësin apo kush është i zoti,” – u shpreh Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet