Varhelyi nga Tirana: BE e përkushtuar për të vulosur integrimin e Ballkanit

6 Tetor 2023 | 12:52

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”, në lidhje me ministerialin e disa ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë.

Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi, Varhelyi thekson se takimi i Tiranës në kuadër të procesit të Berlinit është dëshmi se rajoni është pjesë e integruar e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se BE-ja është e përkushtuar për të finalizuar integrimin evendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Pritja e Procesit të Berlinit është për herë të parë është një dëshmi se rajoni i Ballkanit është praktikisht një pjesë e integruar e BE-së, e cila është e përkushtuar për të përfunduar punën dhe për ta vulosur integrimin. Ne ofrojmë të gjitha mjetet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit duke sjellë integrim të përshpejtuar edhe para anëtarësimit”, shkruan Varhelyi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026