Bagazhet e dorës të jenë falas! PE kundër çmimeve sekrete të kompanive ‘low-cost’
Kompanitë ajrore nuk duhet të vendosin një tarifë shtesë për bagazhet e dorës. Bëhet fjalë për një parim të sanksionuar që në 2014-n nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe i ritheksuar me forcë ditët e fundit nga Parlamenti Evropian.
Në një rezolutë të miratuar nga institucioni me seli në Strasburg, ligjvënësit evropianë kërkojnë me zë të lartë norma uniforme sa i takon përmasave dhe çmimeve të bagazheve.
Çështja rrjedh nga strategjia e aplikuar nga kompani të shumta “low-cost” për t’i vendosur kosto shtesë çmimit të biletave ajrore, vlera e të cilës publikohet vetëm në fund të procedurës së blerjes.
Rezoluta, e udhëhequr nga euro-deputeti Hordi Kanjas i partisë Evropa e Re, iu referohet në veçanti normave të kontestuara mbi bagazhet e dorës, që e bëjnë edhe më të komplikuar për konsumatorët përballjen me çmimet.
Dhe këto praktika, ka vënë në dukje Parlamenti Evropian, krijojnë vështirësi të mëtejshme në momentin kur një pasagjer duhet të përdorë kompani të ndryshme ajrore me të njëjtat bagazhe.
Por manovra për të fshehur kostot shtesë ka të bëjë edhe me tarifat e lidhura me caktimin e vendeve në avion, me sigurimet në rast se humbasin bagazhet dhe me rimbursimet e biletave.
“Çdo ditë, mijëra udhëtarë evropianë që marrin një avion detyrohen të pranojnë kushte absurde. Kërkesa për pagesën për bagazhin e dorës dhe ajo për të pasur një vend pranë familjarëve përbëjnë degradimin e një tregu transportesh që nuk respekton më të drejtat e pasagjerëve”, ka deklaruar euro-deputetja italiane Maria Anxhela Danci, e cila ka nënvizuar nevojën për të vendosur rregulla të përbashkëta edhe për transportin e kafshëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
Tetë të arrestuar gjatë marshimit kundër emigracionit në Liverpool
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
- 22:59 Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës
- 22:55 Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, 24-vjeçarja humb jetën pas hedhjes nga lartësia në Brazil
- 22:32 Zhvillimet për marrëveshjen SHBA-Iran alarmon Tel Avivin, Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë
- 22:31 Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje
- 22:16 “Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur
- 22:04 Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj. Detaje nga operacioni