“Reagimet e Ramës të pamatura”, Haradinaj: S’ka njohje për Ballkanin Perëndimor
Meliza Haradinaj, ish-ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama për Kosovën.
Ajo theksoi se nuk është koha të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhënia që ka Rama me Kurtin duke shtuar se duhet të fokusohemi te çështjet që rrezikojnë Kosovën.
Më tej ajo nënvizoi se të gjitha deklaratat e Ramës i sheh si përkrahje për Serbinë.
“Nuk është koha që të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë, e jo të fokusohemi te çështjet që na rrezikon jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin.
Të gjitha deklaratat e Ramës i shoh jo në përkrahje të Kosovës, por në përkrahje të një agjende serbomadhe në Kosovë dhe këtë e ka bërë dhe me përkrahjen e shkëmbimit të territoreve në një kohë, e ka bërë dhe disa muajsh, duke e fajësuar Kosovën për sulmin që ia bën bandat kriminale që ia bënë forcave të KFOR në Veri. Nuk besoj se Rama e njeh në thellësinë e duhur të gjithë rajonin dhe zhvillimet historike që kanë ndodhur në rajon”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës