Mbrëmje gala në Korçë, nderohet krijimtaria gati 1 shekullore e familjes Jorganxhi
Mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës për herë të parë u organizua një shfaqje gala për gjithë krijimtarinë muzikore të Gaqo Jorganxhit, Zhuliana Jorganxhi si dhe Rikardos, Gjergjit, Hektorit, Lambertit dhe Dorinës. Krijimtaria muzikore përgjatë 3 orëve është duartrokitur gjatë nga artdashësit e shumtë korçare por të ardhur dhe nga kryeqyteti.
Edhe për poeten dhe autoren e teksteve të shumta të këngëve shqiptare Zhuliana Jorganxhi një mbrëmje si kjo është unike dhe emocione të tilla vetëm Korça di t’i fal.
Hektor Leka si pjesë e familjes Jorganxhi jo vetëm vjen për herë të parë në Korçë në një mbrëmje artistike si kjo por për herë të parë që nga largimi prej Shqipërisë këndon në një skenë shqiptare.
Dorina Leka është brezi i katërt i kësaj familje të madhe korçare. Ajo ka ardhur enkas nga Italia për të kënduar në mbrëmjen gala të familjes Jorganxhi dhe emocionet e forta nuk mund t’i fshehte.
Me rastin e kësaj mbrëmje gala, në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” u ngjitën disa prej emrave më të njohur të muzikës dhe kinematografisë të qytetit të Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali