Lufta Izrael-Palestinë/ Studiuesi shpjegon: Ja ku është zanafilla e konfliktit

8 Tetor 2023 | 21:17

Studiuesi i shkencave islame Mustafë Bajrami ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth konfliktit izraelito-palestinez.

Ai tha se arsyeja e konflikteve mes këtyre dy vendeve ka nisur që pas luftës së dytë botërore, ku izraelitëve ju dha e drejta për të formuar shtetin e tyre, ndërsa palestinezëve jo. Kjo ka bërë sipas studiuesit që herë pas here palestinezët duke pretenduar se po i shkelen të drejtat të bëjnë të tilla sulme.

“Problemi palestinez gjenezën e ka  në fillim të shekullit të 20 e sidomos pas themelimit të shtetit të Izraelit në 1948, ku Izraelit i njihet e drejta që të krijojnë shtetin e tyre, por jo palestinezëve, atyre ju dha një autonomi i kufizuar. Koha pas kohe deri në ditët e sotme tokat palestineze tkurren thuajse njësoj si tokat shqiptare te ne në Ballkan.

Nxitur nga kjo gjendje pa shtet, të menaxhuar siç menaxhohen dhe administrohen nga Izraeli duke konsideruar se po u shkelen të drejtat e tyre elementare për mbijetesë, palestinezët herë pas here bëjnë këto që po bëjnë. A janë të arsyeshme? Sulmet ndaj civilëve asnjë njeri me pak mend nuk do i arsyetonte”,-tha studiuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026