Historia e shkrimtarit 82-vjeçar, dikur iu ndalua të shkruante, tani…
Ishte shumë i ri në moshë kur nisi të shkruante tregime, e të kërkonte që ato të botoheshin në gazetat e kohës. Entuziazmi i Kostandin Voglit zgjati fare pak, pasi shkrimet e tij u kthyen pas, për gabime ideologjike.
“Unë kam filluar të shkruaj që kur isha ushtar 20 vjeç, bëra një tregim ma botuan te “Rinia”, dhe një tregim tjetër ma botuan te “Luftëtari”, ndërsa tregimin që çova te “Rinia” ma kthyen për gabime ideologjike”,- tha Kostandin Vogli , shkrimtar.
Frika nga togat e zeza të regjimit komunist bëri që Kostandini të mos shkruante më as në fshehtësi. Deri në ardhjen e demokracisë thotë se kishte hequr dorë nga pasioni i vjetër.
“Si mund të shkruaja unë në atë kohë? Kur një shokë të vinte të shikonte, do analizoheshin pastaj rreshtat të poezisë apo prozës. Dhe atëherë të arrestonin në vend të fusnin në burg. Nuk lija as nëpër sirtarë, biles as nuk i mendoja që ti shkruaja. Kisha hequr dorë, mendoja që nuk do shkruaj më në jetën time, mirëpo ndodhi ndryshimi dhe ai pasioni qe kisha nga brenda dhe shtyrja nga profesorët e letërsisë, shkruaj, shkruaj, shkruaj”–tha Kostandin Vogli , shkrimtar.
Por kjo pengesë nuk e ndali Kostandinin në rrugën drejt artit. Ai gjeti ngushëllim në pikturë. Atje shprehu veten dhe ideologjitë e tij për dekada me radhë.
“Duke qenë se u ndrydha në letërsi nuk shkruaja dot, atëherë ju drejtova pikturës. Shumë piktura, në ekspozita jashtë, këtu, në Tiranë, si të thuash gjeta ngushëllim të piktura sepse aty nuk isha shumë i ndrydhur ndërsa në letërsi të numëronin rreshtat. Në pikturë kur kompozoja diçka nuk më kritikonin përkundrazi kam marrë çmime.”
Sot është 82 vjeç ka botuar 12 libra, ka ende pengun e viteve të humbura, e megjithatë beson ende se ka kohë për të nxjerr në treg vepra letrare me peshë.
“Vitet e mia të humbura në të shkruar dhe pa bërë letërsi, më kanë sjell një humbje të madhe, një pengesë shumë të madhe. Më sollën shumë mbrapa. Njeriu duhet të ketë një pikësynim të ketë një yll që e drejton dhe të thotë unë do arrij këtë gjë. Dhe unë dua të arrij diçka, ndoshta arrij me librat që kam botuar kam marrë çmime,”–Kostandin Vogli , shkrimtar.
Shkrimtari 82 vjeçar nga Saranda është mishërimi i të mos hequrit dorë nga pasionet.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve