Vdekja e policit, ISHP konfirmon se erdhi nga meningjiti, Bino: Nuk bëhet fjalë për epidemi
Është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i vdekjes nga sëmundja e rëndë e meningjitit. Bëhet fjalë për policin e Rrugores Mariglen Mestani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino deklaroi për mediet se nuk është rasti për të përhapur panik, pasi nuk kemi të bëjmë me epidemi permanente.
Znj. Bino konfirmoi zyrtarisht se i riu vdiq nga meningjiti, ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar.
“Nuk kemi asnjë situatë epidemike në lidhje me meningokokun në Shqipëri për momentin. Vetëm një rast sporadik nuk përbën epidemi.
Raste me meningjit kemi çdo vit, por jo epidemi. Është e transmetueshme, ndaj për personat e afërt janë marrë masa me antibiotikët përkatës. Nuk kemi tri raste, kemi vetëm një rast të konfirmuar”, – tha znj. Bino.
Tri viktima nga epidemia e gripit? Kreu i ISHP-së: Në verifikim ende vetëm rasti i Durrësit
Kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka qetësuar opinionin publik lidhur me frikën për përhapjen e një epidemie vdekjeprurëse të gripit.
Znj. Silva Bino, duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka deklaruar se, nga ekzaminimi i tre rasteve të vdekjeve të dyshuara nga epidemia e gripit, nga ekzaminimet përkatëse përjashtohet një fakt i tillë.
“Të gjitha rastet janë ekzaminuar dhe analizat për prekjen nga epidemia e gripit ka rezultuar negativ. Deri tani kemi dy raste të konfirmuara se nuk janë shkaktuar nga gripit, ndërsa për rastin në Durrës po presim përfundimin e përgjigjeve nga laboratori”, – tha znj. Bino.
Romina Xhakoni Myftiu, 33 vjeçe, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit gjatë ditës së sotme. Nëna e një vajze 8-vjeçare mbërriti në spital në gjendje kritike që solli më pas humbjen e jetës. 33-vjeçarja ishte paraqitur për kontroll më 8 janar dhe pas marrjes së mjekimit i ishte rekomanduar që të kthehej në shtëpi.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta