Çifti në Izrael, fshehën binjakët e tyre 10-muajsh para se të vriteshin nga Hamasi
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 dhe deri më tani kanë mbetur të vrarë900 izraelitë, civilë dhe ushtarë, ndërkohë janë marrë peng dhjetëra persona.
Ndërkohë ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka treguar një histori prekëse.
Sipas tij një çift të moshës 30-vjeç arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të vriteshin nga Hamasi.
Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.
Çifti i identifikuar si Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve
“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve. Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit” ka shkruar Gali Dragan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë
- Ylli Gurra: Nuk besoj se ka shqiptarë në grupimin e Hamasit
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
Mendja ruse pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit
- 22:17 Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
- 22:13 Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
- 22:11 Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
- 22:09 Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:08 Mendja ruse pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit
- 22:07 Ukraina ia çon luftën Putinit tek dera e shtëpisë