Berisha: Mazhoranca të pranojë rezolutën e PD-së për Kosovën

10 Tetor 2023 | 14:51

Sali Berisha në një dalje për mediat pas mbledhjes që zhvilloi me grupin mbësjtetës të Gazment Bardhit, u shpreh se mazhoranca duhet të pranojë rezolutën e PD për të dënuar sulmin serb në veri të Kosovës.

Berisha tha se prej tyre nuk do të votohet rezoluta e prezantuar nga maxhoranca. Ai shtoi se rezoluta e qeverisë nuk e dënon Serbinë, pasi kryeministri Rama nuk guxon t’i përmendë as emrin e Vuçiçit.

“U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët.

Ndërkohë diskutime të tjera, ishin shumë të rëndësishëm, z. Bardhi do të ju informojë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026