Përjashtimi i Bardhit, Berisha: Basha lexon fletushkat e Ballës, i marrë peng
Sali Berisha në një dalje për mediat pas mbledhjes me Gazment Bardhin ka reaguar për përjashtimin e këtij të fundit nga PD, vendim të cilin e mori kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ai theksoi se Basha lexon fletushkat e Ballës duke shtuar se kryedemokrati është marrë peng nga qeveria.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Pyetje: Për shkak të bashkëpunimi me ju, një ditë më parë, Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga anëtarësia e PD. Keni një koment?
Sali Berisha: Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri.
Pyetje: Dje Ilir Meta ka deklaruar se do ta vijojë betejën politike, me apo pa ju. Ka një krisje?
Sali Berisha: Asnjë krisje, ajo është një ftesë. Ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën e tij politike dhe e përshëndes.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë