Kina ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar për shitjen e vaksinave të rreme anticovid
Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, i cili ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme kundër coronavirus-it, brenda dhe jashtë Kinës.
Agjencitë e lajmeve në Kinë kanë bërë me dije se zyrtarët policorë në Pekin kanë nisur operacionet pasi ka pasur dyshime se janë duke u prodhuar vaksina të rreme me përbërje të thjeshtë kripore.
Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtete të tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve tjera.
Sipas të dhënave thuhet se ky grupi kriminal ishte aktiv që prej shtatorit të vitit të shkuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin lidhur me këtë situatë ka thënë se:
“Kina tashmë e ka raportuar këtë situatë në vendet e tjera. Qeveria kineze vlerëson sigurinë e vaksinës dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të ndjekur penalisht secilin falsifikim, shitje të rreme dhe biznes të paligjshëm.”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë