“Jemi 4 km nga kufiri”, çifti izraelit: Kështu duket Gaza nga ballkoni ynë
Çifti izraelit Noam dhe Ahuva Ivri Adanani ndodhet në qytetin Sderot dhe shtëpia e tyre rreth 2 kilometra larg nga Gaza. Prej 3 ditësh ata janë izoluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që po përjeton Izraeli nga terroristët e Hamasit.
Noam është një izraelit me origjinë amerikane që jeton aty me gruan e tij dhe kanë përjetuar momente shumë të vështira që prej ditës së shtunë.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ata treguan se jetojnë vetëm 3-4 km larg nga kufiri me Gazën dhe mund të dëgjojnë e të shohin sulmet që ndodhin aty.

“Patëm shumë frikë, kemi qenë më parë në konflikt por kjo është hera e parë kur ka terroristë që kanë hyrë në qytet duke na drejtuar armët dhe dëgjojmë të shtëna. Ata kanë vrarë njerëz që ne i kemi njohur, kanë shtënë edhe mbi policinë. Ka ende prani të policisë dhe ende sot dëgjojmë të shtëna. nuk mendojmë të largohemi nga shteti po duam të shkojmë në një zonë më të sigurt. Dyqanet janë të hapura vetëm 3 orë në ditë dhe veç tyre asgjë nuk është e hapur se njerëzit vijojnë të jenë të izoluar”, tregon çifti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta