Studenti i mjekësisë: Nuk dua të largohem, por qeveria na futi “thikën” pas shpine

11 Tetor 2023 | 08:35

Universiteti i Mjekësisë ka nxjerrë koston e studimit për studentët e viteve të dyta deri të gjashta.

2.4 milionë lekë të vjetra duhet të paguajë çdo student i cili refuzon të firmosë kontratën e cila e detyron të punojë për 2-3 vite në Shqipëri pas studimeve.

Studenti Klajdi Xhambazi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se mjekët që largohen nga vendi ynë nuk janë të sapo dalë nga auditorët por janë mjekë që kanë punuar për disa vite me radhë.

Ai nënvizoi se nuk duan të ikin nga Shqipëria, por që po detyrohen me ligjet që po nxjerr qeveria.

“Këtë radhë kemi qenë të gjithë bashkë. Thirrja që bëjmë nuk është për kompromis, por që të nxjerrim problemet tona. Kryesisht mjekët që largohen nuk janë studentët e sapo dalë nga shkolla prandaj dhe ky ligj është I pamenduar mirë nga ana e qeverisë. Mjekët që largohen detyrohen të largohen pasi janë lodhur me sistemin këtu. Ajo që ndodh është se mjekët punojnë në një kohë të gjatë  në Shqipëri, marrin eksperiencën dhe më pas largohen pasi janë lodhur në vendin tonë. Kjo që po ndodh është si një thikë pas shpine për ne. Parulla jonë është s’kishim në plan të iknim, s’kemi në plan të kthehemi. Ne s’kemi dëshirë të largohemi. Më pëlqen të jetoj këtu”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024