“Familja dhuroi zemrën e 15-vjeçarit që vdiq, shpëtoi 1 jetë”, emocionon mjeku

11 Tetor 2023 | 08:53

Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm shqiptar në Gjermani, i cili punon si kardiokirurg.

Që prej vitit 2019 ai ka kryer 53 transplante zemre kurse Klinika e Kardiokirurgjise ne Düsseldorf, ku ai punon, prej vitit 2010 i ka kryer 300 transplante në zemër.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi historin  e një familjeje që kishte vendosur të dhuronte zemrën e fëmijës së tyre 15-vjeçar i cili kishte ndërruar jetë.

“Para dy javësh kam tansplantuar zemrën e një 15-vjeçari që ka ndërruar jetë në një aksident dhe familja ka pranuar të japë zemrën e  tij. Ky është një akt shumë human, më madhori që ekzistoi, të vendosësh të dhurosh zemrën e një fëmijë për të shpëtuar një jetë. Të gjithë duhet të sensibilizohen  se të shpëtosh një jetë është  një akt madhor”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024