Opozita serbe letër Borrell: Ndëshkoni Vuçiç, jo Serbinë
Opozita serbe kërkon që të dënohet personalisht Aleksandër Vuçiç për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe jo shteti i Serbisë.
5 parti opozitare, i janë drejtuar me një letër zyrtare Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, ku shprehen të shqetësuar për sanksionet e mundshme që Serbia mund të përballet nga ndërkombëtarët, duke u distancuar nga qëndimet e Vucic.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në imazhin e saj të viteve ’90. Nga ana tjetër, përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, thuhet në letër.
Për destabilitetin në veri të Kosvës, në një pjesë të madhe ata bëjnë përgjegjës Aleksandër Vucic, i cili sipas tyre ka imponuar zbatimin e politikave autoritare.
“Aleksandër Vuçiç është drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e përfaqësuesve serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës, veçanërisht njësitë policore, por edhe për imponimin e zgjidhjeve autoritare dhe jodemokratike. Si rezultat, ajo shkaktoi dhunë dhe viktima politike si z. Oliver Ivanoviç dhe të tjerë, dhe nxiti një gjendje të përgjithshme pasigurie dhe dëshpërimi, e cila çoi në një valë të re emigracioni.
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Serbisë të bashkëpunojë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa do të presin fundin e hetimeve për të vendosur nëse do të ketë sanksione ndaj Beogradit zyrtar”, përfundon letra.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:12 “Himara është full”, Kryebashkiaku Tavo: Ka patur anulime për shkak të protestës
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”