Rezoluta që dënon sulmin në Banjskë, Çuçi konfirmon dakordësinë me opozitën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka konfirmuar arritjen e dakordësisë me opozitën për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Ai u shpreh se qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë.
Deklarata e plotë:
Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës.
Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë.
Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme.
Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme