“Tentativa për një lojë të madhe në Izrael”, gazetari: Ja ç’po ndodh me luftën…
Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euroenws Albania se konflikti mes Izraelit dhe grupimit militant palestinez të Hamasit mund të përshkallëzohet.
Ai tha se “në lojë” mund të futet i gjithë rajoni arab e sidomos vendet e Arabisë Saudite të cilat kanë konflikte të ngrira me Izraelin.
“Jemi në një situatë të tillë që përshkallëzimi i konfliktit mund të vazhdojë. Të gjithë po thonë se Ezbollahu është një Hamas i dytë dhe mund të hapë konfliktin në veri, ashtu sikundër dje kanë qëlluar nga pala e Sirisë në Izrael.
Këto janë tentativa për të futur në “një lojë” më ta madhe gjithë rajonin arab për të cilat keni një seri shtetesh të cilat janë në konflikt të ngrirë si Arabia Saudite, Irani po e po. Aty do të duket se çfarë rruge do të marrë situata pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur një diplomaci mjaft të egër ditët e fundit për të gjitha këto shtete mbështetëse”,-tha gazetari Stavri Marko.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë