“Isha 12 orë mbi biçikletë”, çiklisti tregon eksperiencën më të vështirë të tij
Shkëlzen Ajrullai, është një çiklist aventurier që ka vizituar shumë maja me biçikletën e tij. Disa nga ato janë 7 liqenet e Lurës Extrem Bike, Mali i Vajushes, Kruja, Pogradeci, malet e Dibrës etj.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania ai ka treguar se eksperienca më e vështirë ka qenë në Lurë, ku ka bërë 12 orë me biçikletë.
“Rruga më e gjatë ka qenë 12 orë me biçikletë, kur kam qenë në Lurë. Kjo është sfida më e vështirë që kam përjetuar dhe këtë nuk do e bëja më kurrë. Nuk na doli ashtu siç e kishim planifikuar. Rruga ishte shumë e vështirë”-theksoi ai.
Më tej ai foli dhe për pjesën e familjes ku tha se ka ndryshuar dhe rutinën e saj. Ai theksoi se tashmë dalin së bashku me gruan dhe dy djemtë me biçikletë.
“Jam i martuar, kam dy djem. Familja është e shqetësuar por është mësuar tani. Por për 5-6 muaj nuk mund të lëviz. Kam ndryshuar rutinën e familjes, dalim familjarisht me biçikletë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake