Seanca për Kosovën në Kuvend, Çollaku: Rezoluta juaj fyese, tekst i heshtjes
Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare ku do të diskutojë mbi rezolutën mbi Kosovën, e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku tha se drafti i përbashkët i rezolutës për Kosovën nuk ka kaluar në komisionin e politikës së jashtme dhe nuk është konsultuar me PD zyrtare.
Ai e cilësoi rezolutën e dakordësuar një tekst me 3 fjali që fshihet pas Kosovës, ndërkohë që sipas tij Kuvendi i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën.
“Kam qenë gjithmonë në favor të qëndrimeve të unifikuara për Kosovës, por ju referuat se për këtë duhet të ishte mbledhur komisioni i politikës së jashtme, ndihem i fyes si anëtar i këtij komisioni, ky komision nuk është mbledhur asnjë orë për të diskutuar drafte të një apo disa deputetëve. Unë shoh që keni mbërritur në një tekst, me 3 fali për Kosovën. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, jo të fshihet pas rezolutës për Kosovën. Edhe këtu ka një lapsus, akti kriminal të një njësie terroristësh serbë e quani. Këtë thotë edhe Vuçiç, kjo është poshtë kurajës së opozitës serbe në parlamentin serb që ja vë fajin Vuçiç për atë që ndodhi në veri. Ky tekst me 3 fjali është tekst i heshtjes, është fyes dhe i papranueshëm”, tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)