Rama: Serbia e ka humbur luftën me Kosovën, Vuçiç do e takoj kur të jetë e nevojshme
Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në seancën e posaçme plenare, për rezolutën e Kosovës është shprehur se Serbia e ka humbur luftën me Kosovën.
Ndërkohë ai ka theksuar se presidentin serb Aleksandër Vuçiç, do e takoj sa herë të jetë e nevojshme, jo për interesa personale, por për interes të Kosovës dhe Serbisë.
“Vuçiç e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej më mirë interesit të Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia e ka humbur luftën me Kosovën . Shqiptarët duhet të luftojnë për paqen përfundimtare në rajon.
Shqipëria duhet të luaj rolin e saj jo si një pjesë e Ballkanit në Europë, por si një pjesë e Europës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB në të gjitha tryezat e Komunitetit Euro-atltanik, Shqipëria duhet të bëjë të sajën për Kosovën dhe për paqen”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Scholz paralajmëron mbështetësit e Hamasit në Gjermani: Do ndiqeni penalisht
- EMRI| Iu vu tritol në 2019, kush është kandidati i parë për 3 vendet vakante në SPAK
Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050