Pasionin s’e ndali as verbëria, historia frymëzuese e këngëtares nga Gramshi

12 Tetor 2023 | 19:23

Fati donte që ajo të mos e shikonte botën që e rrethonte, por edhe pse e verbër, sërish nuk u ndal të plotësonte pasionin e saj, muzikën. Kjo është Marsona Taçe, 43-vjeçarja nga Gramshi. Mungesa e shikimit, duket se i forcoi më shumë vendosmërinë për të shpalosur talentin.

Këtë të fundit e tregoi në një koncert të mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Gjithçka dha në skenë, i’u dedikua personave të verbër, për të cilët mesazhi ishte i qartë, çdokush mund t’ia dalë.

“Ky koncert vjen në kuadër të aktiviteteve gjatë gjithë javës, do të kemi aktivitete sepse janë gjithë ditët që i përkushtohen personave të verbër, sepse data 15 Tetor përkon dhe me ditën botërore të shkopit të bardhë, i cili është simbol i personave të verbër “,-tha Marsona Taçe, këngëtare.

Këngëtarja e cila shumicën e këngëve ja ka dedikuar shpresës në Zot tregon se nuk e ndjen veten të përjashtuar për shkak të mungesës së shikimit në tregun muzikor, por kërkon që personave të kësaj kategorie t’u jepet më tepër mundësi të shfaqin veten.

“E ndiej veten të pranuar që jam këngëtare por nuk mund të them 100%. Unë e di ku e kam talentin tim, shumë miq e dinë, madje e këngëtarë të njohur kanë kënduar me mua në koncertet e mia të para. Dua shumë që muzikantët ti hedhin sytë nga talentet tona sepse kjo organizatë ka talente në shumë fusha të artit.

Mesazhi i këngëtares së guximshme është ky:

“Mesazhi me i mrekullueshëm e me i bukur është se ai që Zoti ja ka dhënë talentin, ai që ka në zemër muzikën dhe çdo fushë tjetër të artit, le ta lërë të rrjedhë dhe siç themi ne, le ti bjere mbrapa, ti shërbejë kësaj gjëje sepse asgjë nuk është e pamundur”,- tha Marsona Taçe, Këngëtare.

Marsona Taçe është shembulli i gjallë se pavarësisht një dobësie që një person mund të ketë, kur brenda tij egziston vullneti dhe dëshira, asgjë nuk është e pamundur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026