“Koha për kokën e okupatorit”- Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi

13 Tetor 2023 | 09:35

Një 50-vjeçar është arrestuar pas kërcënimeve me vdekje, në adresë të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Kjo është konfirmuar për Tanjug, nga kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç.

I arrestuari, siç dyshohet, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar ndër të tjerash, “koha për një të shtënë të re nga Gavrilo Princip mu në kokën e okupatorit Christopher Hill”.

I dyshuari akuzohet për vepër penale kundër personave të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, tha prokurori Stefanoviç.

“I dyshuari brenda 48 orësh do të sillet në prokurorët për t’u marrë në pyetje”, tha ai.

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht disa ditë më parë nga disa persona  nëpër rrugët e Beogradit.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”… kanë qenë thirrjet e personave që e kanë sulmuar ambasadorin Hill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026