Euronews raporton afër Gazas, tanket nisin lëvizjen. Ndodh live sulmi me raketa

13 Tetor 2023 | 10:40

Euronews Albania ka shkuar në afërsi të kufirit të Gazas aty ku ushtria izraelite po përgatitet për një mësymje me trupa këmbësorie.

Gazetari Thimi Samarxhiu, me ndihmën e operatorit Olti Allemta pasqyroi situatën në afërsi të një kampi ushtarak, ku tanket kanë nisur lëvizjen drejt kufirit me Gazan.

Në kamera u kap live dhe një moment kur mbrojtja e hekurt izraelite u vendos në lëvizje, pas një sulmi me raketa nga Hamasi.

“Është dhe mburoja e hekurt e Izraelit që është vënë në lëvizje pasi ka pasur një sulm”, tha Samarxhi.

Gjithashtu gazetari bëri me dije se se kufiri i Gazas ndodhet vetëm pak kilometra larg tankeve izraelite dhe në orët në vijim kur të jepet komanda, ato do të nisin ofensivën kundër Hamasit.

“Ndodhem në afërsi të Berotit në kufi me Gazan. Këto janë tanket e ushtrisë izraelite, janë vendosur në formacion dhe po zhvendosen në kufirin me Gazan.

Ajo që po ndodh në Gerod është që ka trupa të shumta të ushtrisë izraelite, tanke dhe mjete të tjera të ushtrisë. Ka një bllokim të rrugës pasi po kalojnë tanket në drejtim të kufirit me Gazën.

Kjo është rruga që çon trupat e ushtrisë izraelite në Gaza e cila ndodhet pak kilometra larg ku ndodhemi ne.

Janë duke u drejtuar me trupa tokësore, kjo na lë të kuptojmë që do ketë një ndërhyrje me trupa tokësore. Këtu kemi dhe bazën e ushtrisë”, tha Samarxhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026