“Kisha pirë tullumbace, lëvizja me 180 km/orë”, deklarata e shoferit me X6 te Liqeni

13 Tetor 2023 | 12:26

Shoferi i X6 që “fluturoi” te Liqeni, Emiljano Nina u ndalua nga Policia Rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës.

Gjatë momentit të arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë dhe policia ka ushtruar edhe kontroll banese.

Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkatërrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje në banesë”.

Gjithashtu përveç aksidentit te diga e Liqenit, Nina ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026