Berisha: Logo e vula? Para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Luftë deri në fund
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, fillimisht ka përshëndetur ekipin kombëtar të futbollit për fitoren e shkëlqyer dhe më pas është shprehur se, kryeministri Rama ka ekzekutuar pluralizmin në parlament, duke i emëruar opozitës përfaqësuesin në Komisionin e Reformës zgjedhore.
Berisha deklaroi se, pas kësaj situate opozita do të rishqyrtojë situatën dhe do të dalë në konkluzionet e saj. ‘Opozita, në ditët në vazhdim, do të shqyrtojë situatën shumë kritike të krijuar nga votimi i djeshëm në parlament dhe do të dalë me konkluzionet e saj.
Ajo çka fakton dita e djeshme, fakton se Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm, se Edi Rama nuk pajtohet me pluralizmin politik të vërtetë në Shqipëri’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij me gazetarët.
Berisha deklaroi se, PD dhe fronti opozitar do ti japë përgjigjen e merituar kryeministrit ‘PD dhe fronti opozitar do të japë përgjigjen më të merituar Edi Ramës. Ne nuk dorëzojmë as pluralizmin as opozitarizmin. Le të bëjë ç’të dojë ai me Lul Bravën dhe Alibashën, por ne nuk i dorëzojmë ato’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme