Lirohet nga burgu në Hagë kreu i OVL-UÇK, tashmë do shkojë në Kosovë
Hysni Gucati është i lirë. Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka thënë per mediat e Kosovës, se për këtë vendim është informuar nga avokatët mbrojtës. Pas lirimit nga akuza, Gucati do të lerë Hollandën për të shkuar në Kosovë, javën e ardhshme.
Hysni Gucati ka kaluar shumicën e vuajtjes së dënimit, me Nasim Haradinaj, dhe avokatet kishin dorëzuar kërkesat për lirim të parakohshëm për të dy të dënuarit, por vetëm Gucati ka mundur të fitojë lirinë.
Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Gucatin dhe Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta