“Nuk del as për bukën e gojës”, pensionistët në Vlorë të zhgënjyer me rritjen
Pas mbledhjes së Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, qeveria ka miratuar masën për indeksimin e pensioneve në normën 8.6%. Por, çfarë mendojnë qytetarët pensionist vlonjat dhe sa të kënaqur janë ata me këtë rritje të pensioneve?
“Flisni ju se unë s’flas dot, nuk dalin, jo për bukë po as për gjënë më të vogël. Ça rritje? Rritje 3mijë lekë? Rritje është ajo? S’është rritje. Ka humbur besimi. Nuk bëhet ky vend! Ato lekë S’dalin as për bukë as për gjë, për kafe është turp ne fshihemi nga shoku nga miku”,-tha pensionisti.
“Unë marr 180 mijë lekë, 80 mijë lekë i marr ilaçe se jam bërë operim nga zemra, çfarë pensioni është ky? Me të duruar ja dalim”,-u përgjigj një tjetër pensionist.
Rritja në këtë masë e pensioneve nuk është në proporcion të drejtë me rritjen e çmimeve. Sipas pensionistëve, rritja është e papërfillshme dhe nuk i plotëson nevojat e tyre bazike.
“Marr 238 mijë lekë, me këtë shtesën aq më zuri 18 mijë lekë. Shtyhemi, ne ashtu jemi mësuar me pak”,-tha një pensionist tjetër.
Nga 1 tetori të gjitha kategoritë e pensioneve, me 767 mijë përfitues do të marrin rritjen në zyrat e postës shqiptare. Vetëm në Vlorë jetojnë 81 mijë pensionistë. Qeveria gjithashtu ka konfirmuar bonusin e fund vitit për pensionistët në masën 5000 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit