“Money”| Shqipëria, vendi më i rrezikuar nga katastrofat në Evropë

14 Tetor 2023 | 19:54

Mbrojtja nga tërmeti, “taksa” e detyruar e qeverisë. Sa pritet të pagujnë për një banesë

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua projektligji i ri i qeverisë për sigurimin e banesave nga tërmeti.

Njeriu bashkëjeton me rrezikun. Tërmeti, zjarri e përmbytjet godasin herë pas here në komunitete të gjera e në kohë të ndryshme. Goditjet përkthehen me një emërues të përbashkët, të quajtur katastrofë.

Shqipëria është shteti më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Të paktën 30 mijë persona në vit janë prekur prej tyre që nga viti 1995, duke bërë që rreziku i ekspozimit ndaj fatkeqësive natyrore të jetë i lartë. Këto goditje, e kanë vendosur vendin tone në rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku 8.46, nga 10 që është koeficienti maksimal. Në Europë, këtë risk e mbart edhe Hollanda, ndërsa në gjithë kontinentin risku katastrofik mbart koeficientin 5.2”.

Klaidi Çitozi, kryetari i Shoqatës së Siguruesve deklaroi: “Besoj cdokush ne Shqipëri sot e di qe ne jemi një vend, që kemi rrezikshmeri të shtuar sa  i përket  termeteve dhe  këtë e kanë treguar  edhe  ngjarjet e fundit, sidmos  ajo e vitit 2019. Kështu që Shqipëria është një vend në zonë rreziku në hartën europiane dhe shqiptarët duhet  të sigurohen”.

Tërmeti i vitit 2019, me magnitudë 6.4 ballë, i cili shkaktoi 51 viktima, preku gjithashtu, direkt ose tërthorazi 200 mijë persona. Pra, numri i njerëzve që u dëmtuan atë vit, në një ngjarje që zgjati më pak se 1 minutë, ishte rreth 7 herë më i madh se mesatarja.

“Shqipëria, sipas BB-së, është në pjesën e kuqe, përsa I përket rrezikut nga katastrofat natyrore. Për pasojat adaptohen edhe ndërhyrjet ligjore. Sigurimet nuk parandalojnë një ngjarje, por ato janë për të të garantuar vazhdimësinë e aktiviteteti pasi ka ndodhur ngjarja”, deklaroi Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme, SHSSH.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026