Rama: Samiti për Procesin e Berlinit na bën krenar duke shfaqur mikpritjen shqiptare

15 Tetor 2023 | 18:09

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të paraqesë nesër në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri që e ndihmon Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE.

Ai tha mes tjerash se ky Samit ne na bën krenar dhe na jep kënaqësinë si vend të shfaqim fuqinë e mikëpritjes shqiptare.

“Pa presidenten e Komisionit, pa angazhimin e saj personal për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të kërkuar nga të gjithë solidaritet, ne nuk do t’ia kishim dal ashtu siç ia dolëm. Dhjetëra mijë fëmijë që humbën shkollën e tyre, nuk do të ishin sot duke bërë mësim në shkolla që nuk kanë asnjë ndryshim nga shkollat më të mira të BE.

Por sot ne jemi këtu së bashku me presidenten Von Der Leyen në vigjilje të një samiti tjetër, i pari samit i Procesit të Berlinit që realizohet jashtë kufijve. Kjo gjë ne na bën krenar dhe na jep kënaqësinë si vend të shfaqim fuqinë e mikëpritjes shqiptare, e cila besoj që po të kishte një konkurs në Europë do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026