2 mjekët shqiptarë padisin Google! Asllani: Po diskriminon gjuhën shqipe

16 Tetor 2023 | 08:49

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik.

Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Asllani në  një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” për Euronews Albania, theksoi se Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetarët dhe bizneset.

“Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetari, nga bizneset nga të gjithë që mund të përfitojnë nga këto shërbime. Arsyeja me e padit google ka qenë një kërkesë në bisedë me gazetarët dhe mediat në Shqipëri, të cilët e kanë ngritur këtë çështje dhe më herët. Kjo përbën një shkelje, diskriminim  dhe cenon barazinë e kombeve”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024