Rama: Jemi E pa B-në, por jemi të barabartë në komunitetin evropian

16 Tetor 2023 | 12:10

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në samitin e Procesit të Berlinit ku ju uroi mirëseardhjen liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian me një video ku tregohej evolucioni i Shqipërisë nga diktatura deri më sot.

Ai theksoi se janë Evropa, por ende Bashkimi dhe është e rëndësishme të mos harrojnë se qëndrojnë bashkë si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian.

“Pra pas kësaj copëze propagande të pashmangshme më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë. Të nderuar miq! Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi dhe që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE-ja e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë e madje edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove dhe duket se do të përkeqësohen përara se të përmirësohen,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026