Kualifikueset e Euro 2024| Greqia ‘ëndërron’ Berlinin, Holanda rrezikon shumë
14 skuadra zbresin në fushë këtë të hënë në vijim të përballjeve kualifikuese me synim kalimin në Evropianin e vitit të ardhshëm. Disa skuadra tashmë e kanë siguruar biletën për kompeticionin madhor për kombëtaret në kontinentin e vjetër, ndërsa ka ende vende vakante. Për 1 të tillë luftojnë Holanda e Greqia, dy emra krej të kundërt nga njëri-tjetri, por me synimin e njëjtë.
Tulipanët pas humbjes me Francën kanë përkeqësuar situatën e tyre në grup, ndërsa fitorja ndaj Geqisë është detyrim. Në të njëjtin grup, Irlanda përballet me Gjibraltarin. Bosnja beson në kualifikim, ndërsa në mbrëmje përballet me Portugalinë, tashmë pa objketiva të mbetura, pasi ka siguruar biletën më parë. Luksemburgu pret Sllovakinë, ndërsa Islanda Lihtenshtejnin.
Austria gjithashtu është shumë pranë pjesëmarrjen në Evropian, ku një fitore ndaj Azerbajxhanit të De Biazit do t’i mbyllte llogaritë direkt. Përballja tjetër e grupit F është ajo mes Belgjikës dhe Suedisë, me djajtë të cilët vijnë pa synime në këtë 90’. 8 ndeshje u luajtën dhe në fundjavë, ku bie në sy kualifikimi i Skocisë, fitorja e Turqisë apo humbja e Kroacisë. E diela prodhoi në total 25 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West