Agim Nesho përplaset me Xhafajn: Çfarë fituam nga Samiti? Vetëm tallava…
Diplomati Agim Nesho ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth ngjarjes së ditës së sotme, ku për herë të parë u mbajt në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit.
Nesho tha se nga Samiti i Procesit të Berlinit Shqipëria nuk përfitoi thuajse asgjë pasi sipas tij qeveria e Ramës, është më tepër e përqendruar te spektakli dhe te tallavaja.
“Në një emision tuaj nga 30 miliardë që do të jepen, 1.4 miliardë merr Shqipëria edhe sikur ti ndash në një mënyrë të thjeshtë duhet të merrnin më shumë, por nuk kanë kapacitet thithje.
Rilindja ka një filozofi, duke qenë se ndihen të ngopur nuk u bën përshtypje, ata duan ta kthejnë Shqipërinë në një oaz të madh turizmi. Kjo është e gjithë politika që po bëjnë. Po ta shikoje ata merreshin me detaje, jo me çfarë mund të përfitonin nga kjo. Çfarë ka fituar në 10-11 vite? Vetëm tallava”,-tha diplomati Nesho.
Deputeti socialist Etjen Xhafaj e kundërshtoi duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi ka pasur projekte të financuara, por sipas tij Nesho do patjetër të thotë diçka negative.
“Po piramidën e patë? Për çfarë do shërbejë? Unë nuk kam ardhur për të bërë debat me ju, por kjo historia që ju nuk futeni fare në detaje, nuk është e vërtetë që nuk kemi marrë projekte dhe nuk janë financuar projekte. Nëse doni të nxirrni diçka normalisht që mund ta nxirrni”,-tha Etjen Xhafaj.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet