Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, autorët nën akuzë dhe për trafik droge
Grupi që i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge. Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK, ka caktuar një masë të dytë sigurie arrest me burg për anëtarët e këtij grupi, për këto akuza.
Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.
Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku , e Bashkim Haxhise. SPAK tregohet e rezervuar për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur