OBSH kërkon akses për të ndihmuar 11 mijë të plagosurit në Gaza

17 Tetor 2023 | 16:10

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka nevojë për qasje urgjente në Gaza për të ofruar ndihma dhe furnizime mjekësore, pasi paralajmëron për një krizë humanitare afatgjatë.

Rreth gjysma e 2.800 palestinezëve të vrarë ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët e OBSH-së në një konferencë të raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters. 11.000 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i bombardimeve hakmarrëse të Izraelit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit.

Agjencia e OKB-së po takohet sot me “vendimmarrësit” për të hapur aksesin në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur – aktualisht nuk ka asnjë rrugëdalje apo hyrje.

Zyrtarët thanë më tej se kishte pasur 115 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor dhe shumica e spitaleve në Gaza nuk funksionojnë, me ujë dhe energji elektrike të pamjaftueshme.

“Shqetësimet për dehidratimin dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji janë të larta duke pasur parasysh rënien e shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, tha në një deklaratë agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRËA. “Njerëzit do të fillojnë të vdesin pa ujë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026