Vuçiç falënderon Macron: Nuk firmosim marrëveshje paqeje me Kosovën

17 Tetor 2023 | 20:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç komentoi nga Kina deklaratën e fortë në Tiranë të presidentit të Francës, Emanuel Macron që la të hapur edhe mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, nëse Prishtina nuk përmbush detyrimet për asociacionin e komunave serbe.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Për vërejtjen që ai bëri se duhet të dënojmë dhunën në Banjska, ne e bëmë këtë në të njëjtën ditë disa herë. mendoj se këtë ia kam thënë presidentit Macron edhe kur ishim në takimin në Granada”, tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët, Vuçiç foli edhe për ecurinë e dialogut, për të cilin tha se  shteti serb nuk do të firmosë asnjë deklaratë paqeje me Kosovën.

“Kurti të thotë ‘të kam sjellë një deklaratë paqeje për të nënshkruar’ dhe ti në atë moment mendon se ka sjellë diçka të këndshme për ty për të nënshkruar sepse përdor fjalën ‘paqe’. Ai thjesht harron t’u thotë të gjithëve se marrëveshje paqeje mund të nënshkruajnë vetëm shtete sovrane dhe te pavarura. Pra nëse nënshkruhet, kemi njohur Kosovën e pavarur. Fatmirësisht duhet të kujdesemi për këtë dhe ekspertët na ndihmojnë në punën që bëjmë që të mos ndodhin këto marifete”, u shpreh ai.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Kinë, ku u takua edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin tha se ka pasur një diskutim të shpejtë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026