Shkrimi që çoi pas hekurave Dritan Goxhajn: Dëshmitarët e rremë që gënjyen Hagën

17 Tetor 2023 | 23:05

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një intervistë për ‘Now me Erla Mëhillin’ ai foli për një shkrim që e çoi pas hekurave.

“Unë kam bërë një shkrim më datë 1 janar të vitit 2023, në të cilin akuzoj që Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë ka dënuar në bazë të dëshmive të rreme një bashkëluftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin e njësive speciale të zonës operative të Llapit në Kosovë,” – tregoi Goxhaj.

Ai foli dhe për kontributin që dha në luftë bashkë me të atin.

“Profesioni i ushtarakut është i lidhur me luftën, në atë kohë menduam që secili nga ne të jepte kontributin e vet pa e bashkërenduar veprimin me njëri-tjetrin. Kur niste bombardimi ditët e para i bëja pyetje vetes; po unë ç’dua këtu, nuk është çështje trimërie, po çështje kujdesi, ajo që përjeton. Në fillim nuk e di ku të rreh zemra, dhe derisa të mësohesh, po e kalon me ndihmën e bashkëluftëtarëve dhe gjen vullnetin për të qëndruar. Njeriu mësohet edhe me gjërat më të vështira”, u shpreh Goxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026