Vuçiç për letrën e Biden: Nuk do të lejoj që të poshtërohet Serbia dhe dikush të marrë gjithçka

7 Shkurt 2021 | 12:38

Kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas publikimit të letrës ku kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden i kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç tha se sa i përket njohjes reciproke, nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore. Sipas tij ka pasur përpjekje për ta përfshirë në marrëveshjet e ardhshme, duke nënkuptuar takimin e shtatorit me ish-presidentin Trump.

“Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Sa i përket njohjes reciproke, nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore.

Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar si zgjidhja përfundimtare. Por unë ua thashë çfarë mendoja për njohjen reciproke”- shprehet Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Interesit të medias për këtë ndryshim toni të qëndrimit nga Shtëpia e Bardhe për serbet, Vuçiç iu përgjigj: “Unë nuk do të lejoj që të poshtërohet Serbia dhe dikush të marrë gjithçka. Por, unë nuk do të gënjej popullin dhe të them se situata do të jetë e lehtë. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë”.

Mediat serbe duke iu referuar letrës së Biden, nënvijëzuan se urime te tilla janë kryesisht protokollare, dhe është hera e parë që përcillet një mesazh i këtij lloji, ku kërkohet zgjidhje e çështjes së Kosovës përmes njohjes.

Në takimin e shtatorit të vitit të kaluar në Uashington, presidentit serb iu ofrua të përfshinte te marrëveshja edhe termin “njohje reciproke”, por Vuçiç e hodhi poshtë dhe ky term u hoq nga marrëveshja e Uashingtonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026