“Për 1 orë gati i shpallëm luftë Francës për pezullimin e vizave”-gazetari Krasniqi
Gazetari Vullnet Krasniqi ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme ku presidenti francez Macron, deklaroi se Franca kishte pezulluar vizat për Kosovën.
Kjo deklaratë e tij më vonë rezultoi të ishte një “kërcënim për Kosovën” i cili ishte keqkuptuar për shkak të përkthimit.
Gazetari Krasniqi tha se një lajm i tillë u prit keq në Kosovë dhe siç u shpreh ai “për një orë Franca u bë armike”.
“Për një orë i shpallëm luftë Francës, krijuam edhe meme. Ajo që ndodhi ishte një keqkuptim i madh edhe pse keqkuptimi ka ndodhur për një arsye. Franca është një nga refuzuesit më të lashtë nëse do e quajmë kështu të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovë. Procesi i stërzgjatur i vizave ka qenë edhe si pasojë e Francës dhe Holandës. Për këtë arsye kur Macroni e tha këtë fjali, shumica e kosovarëve e besuan, sepse kjo pritej nga Franca”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta